{mosimage}
Programi i ri Komunitar i te Ardhmes parashikon nje plan mikrokredie per biznesmenet puljese qe veprojne ne Shqiperi si dhe emigrantet shqipetare qe veprojne ne Pulje: u vendos nga komiteti i veshtrimit te programit Interreg III A Itali-Shqiperi i perbere nga asesori puljez per Mesdheun, Silvia Godelli, nga teknike italiane, shqipetare dhe perfaqesues te komisionit evropian. Dy jane te rejat: financime te harxhuara direkt ne Shqiperi dhe barazia e vendimit midis italianeve dhe shqipetareve mbi projektet e financiuara me fonde komunitare duke filluar nga 2007. Nderhyrje te rendesishme edhe ne sektorin shendetesor i financiuar nga qeveria shqipetare me te parin e 3 milion Euro te fondeve Cards per vitet 2004-2006. Nepermjet Agjensise rajonale te Shendetsise (Ares), Pulja do te aktivoje ne Shqiperi nje laborator epidemiologjik mbi semundjet me te perhapura, nje observator per screening e tumoreve te grave dhe nje projekt bashkepunimi per te ndihmuar autoritetet shqipetare ne menazhimin e shpenzimeve publike ne fushen e shendetsise duke i dhene shqipetareve nje software menazhimi administrativ. U vendos gjithashtu ndertimi i nje qendre studimi italo-shqipetar qe te ndihmoje administraten shqipetare dhe ate te rajonit te Puljes ne menazhimin e projekteve qe perfshihen ne planin Komunitar Ipa-Adriatico 2007-2013.
Burimi italian: Ansa Balcani
Elab. Francesca Quarta
Perkth. Iris Frasheri
Rajoni i Pulje miraton planin e mikrokreditit
- Dettagli