Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

"Durresi brenda dy vitesh, do te kete nje nder shkollat me te kuotuara te arkeologjise nenujore ne Mesdhe". Kjo fraze mund te dukej si nje nder ato genjeshtrat e rendomta te cilat i kemi gelltitur perdite gjate 15 viteve te tranzicionit, por ne fakt nuk eshte ashtu. Cdokush reflekton kur keto fjale dalin nga goja e nje miti te arkeologjise nenujore italiane, Giuliano Volpes, njeriut qe numeron me qindra ore zhytje ne detin Ligur, Tirren, Egje, Marmara, Adriatik dhe Jon, gjithnje ne kerkim te gjurmeve qe kane lene anijet e mbytura antike. Puliezi i dashuruar qe ne adoleshence me eksplorimet nenujore do te jete bashkedrejtor i kesaj nisme qe do ta shnderroje Durresin ne nje kryeqender te arkeologjise nenujore jo vetem ne Shqiperi. "Eshte vertet nje nisme ambicioze, por e tere Evropa duket tejet e interesuar per eksplorimin e hapesires nenujore shqiptare dhe te asaj Libiane, te cilat ne te vertete paraqesin dy te panjohurat e medha te Mesdheut", shprehet kreu i Departamentit te Arkeologjise Nenujore shqiptare Adrian Anastasi, njeheresh dhe bashkedrejtori tjeter i shkolles dy vjecare qe do te laureoje nxenesit-intelektuale me graden "Master". "Shqiperia tashme eshte nje vend i hapur por pa mundesi reale per zhvilluar kete fushe qe po behet dita-dites, nje resurs i madh i turizmit arkeologjik. Ndersa Libia, nje nder nyjet kryesore te transportit detar ne antikitet duket e painteresuar ndaj kesaj nisme italiane".

Sipas arkeologeve te njohur per ekspeditat e tyre nenujore, tashme fokusi I shkencetareve eshte perqendruar ne bregdetin shqiptar, pasi priten te dhena interesante qe do te hedhin drite mbi tregtine antike ne pellgun mesdhetar. "Kemi te dhena te sigurta per dhjetera beteja te famshme qe jane zhvilluar ne brigjet e Durresit, Vlores apo Shengjinit. Vec kesaj ekzistojne te dhena historike per dhjetera anije te tjera merkantile te kohes se Cezarit, qe jane mbytur nga stuhite apo kane rene ne grackat e shkembinjve nenujore", deklaron i ngazellyer Volpe, qe pret me padurim te kryeje zhytjen e pare shkencore ne pjesen shqiptare te brigjeve ballkanike. Selia e shkolles pasuniversitare mendohet te jete Muzeu Arkeologjik i Durresit dhe numri i te regjistruarve do te jete i kufizuar. Kjo per vete faktin se edhe infrastruktura dhe pajisjet e nevojshme per zhytje jane teper te kushtueshme. "Shkolla do te jete e hapur edhe per studentet e BE, apo nga qe vijne nga kontinente te tjera. Masteri do te jete i konvertueshem me cdo lloj diplome tjeter te marre ne vendet e BE dhe mbi te gjitha do te klasifikohet si ekonomik", sakteson arkeologu nga Foggia. Vec kesaj shkolla durrsake qe do te pajise te interesuarit me graden "Master" te nivelit te dyte, do te jete vetem nje hap ne zhvillimin e arkeologjise nenujore, pasi kjo fushe kerkon impenjim shumeplanesh. "Ne Itali ne mbrojtje te pasurise arkeologjike nenujore veprojne Karabinieret, Policia e Shtetit, Guardia di Finanza dhe Guardia Costiera, kurse ketu apneistet kane bere kerdine", shprehet i shqetesuar bashkedrejtori shqiptar Adrian Anastasi. Sipas tij jo vetem peshkataret amatore por edhe gjuetia me dinamit ka demtuar rende nje pjese te mire te amforave apo statujave qe fundi i detit i konservonte me shume xhelozi ne rrjedhen e shekujve.

Burimi shqipetar: Korrieri Online