Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

U inaugurua ne Tirane ne 26 tetor ne godinen e Torre Drin, ne Tirane, Zyra e re e Bashkepunimit te Ambasades Italiane. Ne krah te Ambasadorit Italian, Attilio Massimo Jannucci ishin prezent: Ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, i Transportit dhe Komunikimit, Lulzim Basha, i Agrikultures Jemin Gjana dhe i Shendetesise Maksim Cikuli, si dhe Drejtori i Bashkepunimt Italian ne Shqiperi, Flavio Lovisolo Ne nderhyrjen e tij, Ambasadori Jannucci theksoi lidhjen e ngushte te bashkepunimit dhe miqesise qe bashkon Italine dhe Shqiperine, ne baze te se ciles Italia, qe nga viti 1991, ka marre persiper detyrime per me se 600 milion euro, duke financuar nderhyrje qe synojne te mbeshtesin vendin ne procesin e reformes strukturale te nisur nga Qeveria shqiptare. Ne 15 vitet e aktivitetit te saj ne Shqiperi, Bashkepunimi Italian ka administruar gjithsej 168 projekte ( 90 tashme te mbyllura dhe 78 aktualisht aktive), duke nderhyre ne sektore kyçe per zhvillimin e vendit: duke filluar nga energjia deri ne sektorin e ujrave te pijshme e ujrave te zeza, nga trasportet ne shendetesi, nga agrikultura ne arsim. Kerkimi i nje partneriteti te konsoliduar me autoritetet shqiptare dhe i nje koordinimi te frytshem me komunitetin e dhuruesve jane kritere guide te veprimtarive te Bashkepunimit Italian, qe synon te vazhdoje te kontribojne ne procesin e arritjes se Shqiperise ne standartet internacionale. Ne ceremoni nderhyne nje numer i madh eksponentesh te politikes shqiptare , sebashku me funksionare te larte te ambasadave te Bashkimit Europian dhe perfaqesues te organizatave internazionale me te medha ne Shqiperi, perveç enteve me te cilat Bashkepunimi Italian zakonisht bashkepunon. Midis te ftuareve te inaugurimit,mori pjese edhe Silvano Tabbò, Drejtor i Bashkepunimit Italian ne Shqiperi nga Shtatori 2001 ne Korrik 2006, te cilit ne 27 tetor i eshte dhene nga Presidenti i Republikes Shqiptare, Alfred Moisiu, Medalia e Falenderimit per perkushtimin qe tregoi ne zhvillimin e detyres se tij.

Burimi italian: Aise

Perkth. Iris Frasheri