Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Nje kerkim mbi situaten shendetesore te nxenesve shqiptare te moshes nga 6 deri ne 14 vjec eshte duke u zhvilluar prej disa ditesh ne qytetin e Mamurrasit, nje qender e vogel rurale ne Shqiperine qendrore-veriore. Inisiativa eshte koordinuar nga prof. Pietro Dentico, titullar i katedres se semundjeve tropikale prane departamentit te klinikes mjekesore e semundjeve infektive te Universitetit te Barit. Screening, qe i perket me shume se nje mije nxinesave, perfshin nje kontroll te pergjithshem, endokrinologjik, dermatologjik e kardiologjik. "Pervec nje vizite te kujdesshme mjekesore bejme per çdo nxenes rreth dyzet analiza laboratorike- shpjegon per ANSA profesor Dentico – rreth gjysma e te cilave behen ne Shqiperi, pjesa qe mbetet ne Bari". Screening do te beje te mundur monitorimin, per here te pare ne menyre kaq te hollesishme, te gjendjes klinike te rinise se nje komuniteti shqiptar. Ne projekt bashkepunojne Delegacioni italian i eksperteve (qe per llogari te Ministrise italiane te Mbrojtjes ndjek projektet e bashkepunimit ne fushen ushtarake) dhe Ministria e Mbrojtjes Shqiptare: vizitat dhe marrja e gjakut behen prane nje spitali ushtarak qe iu dhurua mbrojtjes civile shqiptare nga shteti italian gjate krizes humanitare ne 1999. Perpara se te bejne vizitat dhe marrjen e gjakut, Dentico dhe bashkepunetoret e tij mbajne kurse te shkurtra prane shkollave te perfshira ne kete inisiative, per ti bere te njohur nxenesve dhe familjeve te tyre qellimin e projektit. Ne program eshte perfshire edhe Fondazioni Progresso i cili mori persiper te mbuloje nje pjese te shpenzimeve, ndersa ne inisiative kane bashkepunuar njezet e dy mjeke dhe ndihmes mjeke italiane, shume prej te cileve mbi baze vullnetare.

Burimi italian: Ansa Balcani

Perkth. Iris Frasheri