Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Shqiperia ka nje pasuri prej me shume se 10 site te medha arkeologjike dhe rreth 2100 monumente te rendesishme, por financimet shteterore jane te ulta. "Ne vitet e fundit ka patur nje mosinteresim te plote per te nxitur keto pasuri te nje vlere kaq te madhe", ka thene ne ANSAmed Apollon Bace, drejtor i Institutit te Monumenteve te Kultures, "me ne fund tani po i jepet nje vemendje me e madhe, edhe sepse qeveria e prezantoi si nje nga objektivat, zhvillimin e turizmit kulturor". Midis siteve me te rendesishem arkeologjike eshte ai i Butrintit ne Sarande, ne jug te Shqiperise perballe ishullit grek te Korfuzit. Ka qene italiani Ciriaco d’Ancona qe e zbuloi ne shekullin XVI dhe 300 vjet me vone, ishte nje tjeter italian, Luigji Ugolini, qe beri ne vitet ‘30 germimet e para qe sollen ne drite nje qytet te tere te vjeter qe i takon viteve 500 p.e.s. Butrinti tani eshte zona me e vizituar, fale edhe fluksit te turisteve te huaj qe vine nga Greqia. Ekipe angleze dhe italiane vazhdojne te kerkojne dhe te zbulojne shenja te reja te nje qendre te banuar antike qe shtrihen mbi nje siperfaqe prej disa kilometra katrore. Ne Durres lind nje tjeter anfiteater romak qe ndodhet ne qender te qytetit. Edhe ketu spedicione arkeologjike italiane, bejne çdo vit kerkime te reja. Sitet e tjera, midis te cileve Apollonia e Bylis ne juglindje te Shqiperise i takojne nje periudhe qe perfshin shekullin e IV e te V p.e.s. Te ruajtura me shume kujdes gjate rregjimit komunist, ne fillim te viteve nentedhjete vepra te rendesishme dhe reperte arkeologjike u vodhen dhe transportuan ilegalisht, sidomos ne Greqi, ku vetem disa u bllokuar dhe iu dorezuar Shqiperise nga policia.

Burimi italian: Ansa Balcani

Perkth. Iris Frasheri