Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Nje shirit, si nje ylber portokalli qe spikat mbi boje qiellin e detit; bashkon dy pjese toke, krijon nje ure midis Puljes dhe Shqiperise. Ky eshte simboli i projektit Vlerat/Valori qe hap faqen e pare e sitit www.vlerat.eu, tani on line per te treguar nje rruge te bere te integrimit dhe te shkembimit, qe ka synim zhvillimin, ne emer te nje aleance nderkufitare qe shkon pertej vete projektit. I nisur qe ne tetor te 2005 ne kuadrin e Programit komunitar Interreg III A Itali-Shqiperi, Vlerat/Valori lind me synimin e rifitimit te identitetit kulturor te Shqiperise, duke i dhene vlera burimeve dhe mundesive te saj nepermjet aktiviteteve konkrete te mbeshtetjes dhe asistences ne sektoret e formimit dhe teknologjise multimediale. E gjithe kjo u be e mundur fale bashkepunimit te nje sere partneresh italiane e shqiptare, koordinator Projekti Dhoma e Tregetise se  Barit nepermjet Ndermarjes Speciale Ifoc. E gjithe kjo eshte paraqitur ne seksione te ndryshme te sitit, qe perben nje fokus te pare mbi "Interreg" per nje inkuadrim te pergjithshem ne kuadrin e Programit komunitar; i dedikohet gjithashtu nje faqe pershkrimit te hollesishem te "Projektit" dhe nje seksion tjeter te gjithe “Aktiviteteve” (workshop, laboratore, kurse profesionalizimi, seleksione te materialeve letrale, mostra itinerante, komunikacioni, monitorim dhe vleresim ). Nje thellim i eshte rezervuar aktiviteteve te “Komunikimit” dhe shperndarjes se rezultateve, per rendesine e tyre strategjike me qellim mbeshtetjen e ardhshme te projektit. Nuk mungon ne fund seksioni i dedikuar “partnereve”, nente gjithsej midis aktoreve italian e shqiptare, dhe galeria e pamjeve ne seksionin  “Multimedia” qe hap pas hapi pasqyrojne faza te ndryshme te punes nepermjet fotografive te çastit ne fushe.

Burimi italian: Sudnews 

Perkth. Iris Frasheri