Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Ne kete projekt njevjeçar marrin pjese, perveç bashkise se Mesagnes, bashkise se Nardò-se dhe San Pancrazio Salentino-s, dhe bashkite shqiptare te Beratit, Krujes, si dhe Agjensia e Formimit dhe Kerkimit per Zhvillimin e Qendrueshem - A.FO.RI.S ne Foggia. Ky projekt lind nga nevoja per te mbrojtur e vleresuar pasurite historike, tradicionale dhe mjedisore te zonave te karakterizuara nga mundesira te medha lidhur me turizmin, nepermjet nje strategjie nxitjeje te menyrave te reja te bashkimit social e territorial, ne gjendje te forcojne e fuqizojne terheqjet, dhuntite dhe pajisjet e sherbimeve turistike e kulturore. Ne fakt, eksiston vetedija qe nxitja e inisiativave kulturore e turistike e nisur ne menyre autonome nga ana e lokaliteteve te ndryshme mund te sjelle elemente ndarjeje dhe dobesimi te ofertes; prej ketej nevoja per te riorganizuar ne menyre sistemore kete tipologji zhvillimi, sipas kritereve te qendrueshmerise dhe pjesmarrjes se aktoreve ne nivel horizontal (ndermjet sistemeve lokale te brendeshme dhe te jashtme ) dhe ne nivel vertikal ( duke forcuar mardheniet ndermjet administratave dhe protagonisteve te shoqerise civile, te artit, te kultures dhe te tregetise). Projekti, i ndertuar ne tete paketa pune, parashikon percaktimin e nje tablloje te eventeve kulturore -aktualisht ne perpunim- qe do te sjelle realizimin e kafeneve letrare, galeri arti dhe hapesira muzikore dhe teatrale te hapura me pjesmarrjen e artisteve, te njohur dhe me pak te njohur, italiane dhe shqiptare, raste te shkembimeve kulturore dhe manifestimeve te perbashketa. Nen profilin e marketingut territorial, eshte parashikuar pergatitja e itinerarit te burimeve historike, monumentale dhe natyraliste italiane dhe shqiptare, qe do te jene te integruara nga propozime te paketave turistike te perbashketa, dhe sportele njoftuese prane siteve historike me te rendesishme; projekti Tur.Grate mbi te gjitha do te financoje master te shkurter per funksionare dhe drejtues te specializuar ne analiza, ne planifikim dhe ne administrimin e proceseve te lidhura me turizmin e qendrueshem.

Burimi italian: Formez

Perkth. Iris Frasheri