Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Pasqyra e shtypit dhe seksioni i dokumentave të Qëndrës Ndërlidhje Institucionale TransadriatikeUniversitetit të Salentos mund të konsultohen edhe në sitin europuglia, pas konvencionit me sektorin e Mesdheut per ti garantuar vazhdimësine edhe pas mbylljes së projektit.Projekti CIIT është financuar në kuadrin e PIC Interreg IIIA Transfrontaliero Adriatico 2000-2006.

Procesi i ndërtimit politik të Eurorajonit Adriatik, që shikon Puljen si protagoniste gjithnjë më aktive, është i forcuar dhe mbështetur nga fluksi i informacioneve dhe njohurive që mund të orientojnë veprimtarinë konkrete. Për këtë arsye projekti CIIT Qender Nderlidhje Institucionale Transadriatike ka dhënë kontributin e tij në realizimin e guidës së parë të shtypur të Universitetit të Tiranës, në tre gjuhë -shqip, anglisht, italisht- dhe për të njëjtën arsye u projektua siti i CIIT, në faqen kryesore të së cilit simbolikisht është vënë fari i Palacia, pika më lindore e Italisë.

Siti është menduar e realizuar në mënyrë që të jetë i konsultueshëm thjesht, shumëgjuhësh, me një pasqyrë dokumentash dhe sidimos një pasqyrë shtypi ditore në italisht e në shqip. Qëllimi i pasqyrës janë marrdhëniet ndërmjet Puljes dhe zonës së Ballkanit; dhe si rrjedhim, në momentin e zhvillimit dhe implementimit të portalit Europuglia.it, pasqyra e shtypit të CIIT"migroi" në të, mbi bazën e një konvencioni ndërmjet Sektorit të Mesdheut dhe Universitetit të Salentos.

Siti i CIIT do të propozojë së shpejti një shëmbull virtual, por të drejtë, të ndërlidjes së mundshme të dy zonave të Eurorajonit, në partneritet me Universitetin e Beogradit, që përbëhet nga realizimi i një data-base multi-disiplinor në të cilin do të përmblidhen, nga të dy universitetet, kontributet shkencore te ekonomistëve, sociologëve, gjeografëve, biologëve, gjeologëve, urbanistëve dhe antropologëve te rielaboruara në kuadrin e zhvillimit lokal të qëndrueshëm, me qëllim prezantimin e nje kuadri analitik dhe të krahasuar të dy territoreve, një puljez e një serb, dhe realizimin e një atlanti territorial dhe të linjave drejtuese për vlerësimin e burimeve lokale.

Si zhvillimi i pasqyrës së shtypit dhe Seksionit dokumentor, ashtu dhe ai i data-base territorial projektojnë aktivitetet e Qëndrës pas mbylljes së projektit Interreg nga i cili lindi.

CIIT është nën drejtimin shkencor të Prof. Marcello Strazzeri, President i Fakulteti të ri te Shkencave Sociale Politike e të Territorit dhe nën koordinimin e Prof Luigi Za; është projektuar nga dr. Luca Carbone dhe nga dr.sha Federica Nuzzaci që ndoqën koordinimin organizativ dhe administrativ në fazen e parë.
Siti u realizua nga dr. Ferdinando Spina
Pasqyra e shtypit dhe seksioni dokumentor është strukturuar, ndjekur dhe azhornuar çdo dite nga dokt.sha Francesca Quarta, me ndihmen, për pjesën shqiptare të pasqyrës, e Iris Frashëri.

Nga inisiativa dhe idetë e Prof. Angelo Salento, koordinator i shtuar i qëndrës, lindin aktivitetet, edhe të partneritetit, lidhur me zhvillimin dhe implementimin e data-base territorial.

I ka dhënë mbështetje të vazhdueshme administrimit, z. Luigi Tronci.

Konsulto sitit (www.ciit.it) dhe skedën (http://ciit.europuglia.it)