Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Një variete filmash italianë vijnë për publikun shqiptar gjatë muajit prill. Për të vazhduar traditën e shfaqjes së filmave italianë, Instituti Italian i Kulturës, këtë herëka përzgjedhur kinemanë pulieze. Regjisorë të njohur si Alessandro Piva, Marco Giordana, Sergio Rubini e Gabriele Salvatores sjellin filmat e tyre më të mirë. Filma që trajtojnë temën e origjinës, rrënjëve, diversitetit, familjes vijnë përmes ekranit të madh çdo të martë dhe të enjte. Kështu, pas shfaqjes së filmit "Craj", ku interpretojnë Teresa De Sio e Giovanni Ferretti, një dëshmi mbi kujtesën, rrënjët kulturore, që sjell ndër mend muzikantë të mrekullueshëm të muzikës pulieze, në ekran vjen një tjetër film. Bëhet fjalë për "Mio Cognato" ( "Kunati im"), ku interpretojnë Sergio Rubini e Luigi Lo Cascio. Ngjarjet zhvillohen në vitin 2000. në qendër janë Toni dhe Vito, dy kunetër, që janë shumë të ndryshëm nga njëri- tjetri dhe nuk shkojnë aspak dakord.

Të shtyrë nga rrethana të caktuara ata bëjnë një udhëtim së bashku, gjatë të cilit mësojnë shumë gjëra mbi njëri-tjetrin, fillojnë të besojnë më shumë, madje dhe të ecin me të njëjtin hap, por rruga ka shumë të papritura. "La terra" ("Toka") është filmi i radhës, ku interpretojnë Sergio Rubini e Claudia Gerini. Në qendër është një professor filozofie, i cili kur kthehet në Pulia pranë familjes gjendet në një botë të mbushur plot me mëri dhe plagë të vjetra. Dalin në dritë ndjenja që mendoheshin të varrosura me kohë. "Io non ho paura" ( "Nuk kam frikë") sjell një film të mbështetur në romanin e Niccolò Ammaniti, i cili na kthen pas në kohë, në vitet '70 në jug të Italisë.

Një ditë djali i vogël Mikele zbulon në një shtëpi të braktisur një bashkëfshatarin e tij të lidhur me zinxhirë. Mëson se ai mbahet aty me vendimin e disa fshatarëve, mes të cilëve dhe babai i tij. në shpirtin e Mikeles zhvillohet një luftë e vërtetë. Nuk di si të veprojë. Tëmbajë anën e drejtësisë, apo të babait të tij. në fund ai u tregon të gjithëve se nuk ka frikë. Çdo të martë në orën 15.00 filmat shfaqen në Akademinë Ushtarake "Skënderbej", ndërsa të enjten në Kinoklubin e Qytetit Studenti.

Burimi shqipetar: Gazeta shekulli