Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Nga Lecce ne Kine per te kontribuar ne mbrojtjen e specieve bimore tipike te Mesdheut. Kopshti botanik i Universitetit te Salentos po merr pjese ne keto dite ne Kongresin e 3-te te pergjithshem te Kopshteve Botanike (3GBGC), ngjarja me e rendesishme internazionale per kopshtet botanike, qe po zhvillohet ne Whuan. Kongresi eshte organizuar nga Botanic gardens conservation international (BGCI), network internacional i Kopshteve botanike i cili feston ne kete rast njezetvjetorin, ne  bashkepunim me Akademine Kineze te shkencave, Kopshtin Botanik te Wuhan dhe institucione te ndryshme akademike.
Kongresi, qe ka si teme “Ndertimi i nje te ardhme te qendrueshme: roli i kopshteve botanike” shikon pjesemarrjen e me shume se njemije delegate te ardhur nga rreth 90 Vende dhe me shume se treqind institucione. Kopeshti Botanik i Lecces- qe ben pjese ne Departamentin e Shkencave dhe teknologjive biologjike dhe mjedisore, te drejtuar nga Silvano Marchiori- eshte nje nga dy institucionet italiane te pranishme ne Kongres. 
Kongresi eshte rast per nje diskutim mbi problemet e lidhura me mbrojtjen e biodiversitetit bimesor, ne vecanti mbi dokumentimin e tij, mbi ruajtjen, mbi perdorimin e qendrueshem, mbi nxitjen e edukimit dhe te vetedijes ne drejtim me kete teme. Delegacioni puljez, i perbere nga Fabio Ippolito dhe Rita Accogli, te dy ruajtes se Kopeshtit Botanik lecez, prezantoi disa rezultate te aktiviteteve te viteve te fundit.
Pjesemarrja ne Kongres eshte per tu kuadruar me ne pergjithesi ne fushen e inisiativave te nxitura nga Projekti Interreg III Itali - Shqiperi i emeruar “Ceratonia”, ku drejtues eshte Komuniteti i Universiteteve Mesdhetare (C.U.M.) i Barit dhe ku jane partner Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Universiteti i Barit, Ministria e mjedisit Shqiptare, Universiteti i Tiranes, Istituti i Kerkimeve Biologjike i Tiranes. Projekti parashikon te forcoje lidhjen midis vendeve te perfshira ne inisiativen komunitare, si dhe perfshirjen e institucioneve te tjera, qeveritare ose jo, te vendeve te tjera mesdhetare te interesuara ne kete inisiative, nepermjet nenshkrimit te nje akordi nderqeveritar.
Nje nga aksionet plotesuese te projektit “Ceratonia” eshte plotesimi i strukturave te Kopshtit Botanik te Lecces, aktualisht ne faze realizimi, tashme prej kohesh i angazhuar ne shume projekte per ruajtjen e llojeve te bimesise ne rrezik zhdukjeje, per studimin dhe monitorimin e flores endemike, per rikuperimin e habitateve ne rrezik (si dunat dhe zonat e lagura), per vleresimin e bimeve te vogla dhe te atyre ne zhdukje dhe per edukimin mjedisor.

Burimi italian: Gazzetta on the web

Perkth. Iris Frasheri