Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Pulja dhe Shqiperia nuk kane qene kurre me afer se sot. Ambasadori Shqiptar ne Itali Llesh Kola u kthye ne Rome me kete sukses te rendesishem te arritur mbas vizites se tij te pare ne Bari. Ne mengjes takoi Prefektin Carlo Schilardi. Ndersa, para dreke u ndalua per nje ore e gjysem me presidentin e rajonit te Puljes Nichi Vendola dhe me keshilltaren per Mesdheun, Silvia Godelli. Delegacioni ishte i perbere edhe nga konsulli i pergjithshem shqiptar ne Bari. “Marredheniet dypaleshe midis Italise dhe Shqiperise, edhe fale kontributit te rendesishem strategjik te Rajonit te Puljes, dalin me te forcuara nga keto takime- shpjegon ambasadori.- I kemi kerkuar ndermarrjeve puljeze dhe italiane te investojne ne vendin tone, te besojne. Sektoret ne te cilet ekzistojne mundesi te medha per rritje ne Vendin e Shqiponjave jane mbi te gjitha energjia, pastaj edhe infrastrukturat, turizmi dhe ne rradhe te dyte, edhe sektori agroushqimor”. Per te bere kete u fol shume edhe per mundesine e lehtesimit te procedurave per vizen e hyrjes ne Itali per qytetaret shqiptare. Me prefektin u prek problemi delikat i punetoreve sezonale shqiptare te cilet ndodhen pa leje qendrimi te cilet kur zbulohen, shkojne drejt dekretit te daljes nga vendi. Eshte ne studim nje formule burokratike qe eviton rikthimin e atij te cilit nuk ka shkelje penale te meparshme. Por eshte tema e zhvillimit ekonomik qe luan rol kryesor. Ne kete drejtim institucionet puljeze jane angazhuar qe te aktivizojne procedura te nevojshme per te siguruar nje fluturim te perditshem te linjes midis Barit dhe Tiranes. Sot udhetimet e perditshme jane siguruar vetem nepermjet fluturimeve qe kalojne nga Roma. Sa per transportin, pastaj, rendesi kryesore ka administrimi me i mire i fluksit te personave. Shqiptaret nuk jane me emigrantet klandestine qe mberrine ne Pulje ne bordin e anijeve qe ndahen ne copa. Nuk ikin me nga nje situate te tmerrshme, por shikojne larg.
Turiste, punetore te rregullt, persona te cilet bashkohen me familjaret qe tashme punojne ne Itali. Sidomos ne muajt gusht apo per Krishtlindje, porti i Barit behet shume i dendur. Prefektura, me arritjen e veres tashme ne dere, do te studjoje mizura per te siguruar nje qendrim dinjitoz te personave qe, shpesh nuk jane mesuar te prenotojne vendin ne traget, dh qendrojne edhe per 24 ore ne pritje per tu nisur. Zona pritjeje dhe parkimi do te pergatiten per te garantuar nje sherbim me te mire qytetareve shqiptare qe arrine ne Itali, duke zbarkuar ne Bari. "Cmova shume vemendjen e presidentit Nichi Vendola kushtuar popullit tone- ka ritheksuar ambasadori Kola -kemi patur menyre te intensifikojme marredheniet e miqesise midis Puljes dhe Shqiperise qe kane rrenjet e tyre me kohe”. Bari do te prese ne 24 maj takimin italo- shqiptar. Ndersa ne 8 qershor, presidenti Vendola dhe Ministri i Jashtem D’Alema do te marrin pjese ne ceremonine e inagurimit te Fieres se Levantes ne Tirane. Javen e kaluar jane ilustruar ne Rome rrethat e programit “Interreg III Itali- Shqiperi” qe e shikon Puljen si drejtuese per rindertimin e sistemit shendetsor shqiptar sipas standarteve moderne te cilesise, ne pritje te hyrjes se Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Shuma e pergjithshme eshte prej 70 milion euro. Pulja do te administroje aktivizimin e nje observatori epidemiologjik nacional per monitorimin e semundjeve me te perhapura ne vend: do te koordinoje nisjen e nje programi te diagnostikimit te parakohshem te tumoreve te grave (uterit dhe gjirit) dhe te nje programi tjeter per transplantin e veshkave nga donatore te gjalle. Italia dhe Shqiperia jane me afer edhe fale Puljes.

i Sergio Benvenuti

Burimi italian: Meridiano (faq 19)

Perkth. Iris Frasheri