Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

“Me projektin Adriblood gjaku behet simbol i miqesise dhe solidaritetit, jo me simbol i tragjedive dhe vuajtjeve”.Keshtu keshilltari per Shendetin Bernardo Mazzocca, vulosi kete mengjes firmen e marreveshjes per projektin "Adriblood”. Projekti, i financuar nga Bashkimi Europian me nje fond 495.800 euro, eshte finalizuar ne bashkepunim midis institucioneve shendetesore dhe organizatave jo qeveritare te angazhuara ne nxitjen dhe perhapjen e dhurimit te gjakut ne Vendet e zones se Adriatikut. Abruzzo eshte drejtuese e ketij projekti pilot qe perfshin edhe Molisen, Puljen, Veneton, Friuli Venezia Giulia, Kroacine, Bosnje- Herzegovinen, Serbine, Malin e Zi dhe Shqiperine. “Rrjeti i bashkepunimit do te lejoje rritjen e praktikave te mira shendetesore dhe kundershtimin e  merkates se gjakut qe eshte i perhapur ne Vendet ballkanike, duke e vene ne rradhe te dyte kulturen e dhurimit te gjakut falas dhe vullnetarisht dhe per kete motiv ka shume rendesi fakti qe Abruzzo eshte drejtuese e ketij projekti pilot” ka shpjeguar keshilltari Mazzocca.
Efekti i mungeses se nje kulture te dhurimit dhe i perhapjes se “merkates se gjakut” jane problemet e vetemjaftueshmerise dhe te sigurimit te gjakut, midis objektivave kryesore te dala nga marreveshja.Objektiva te tjera te marreveshjes jane krijimi i nje observatori dhe i nje banke te dhenash te vlefshme per te matur nevojat efektive te gjakut dhe per te reaguar me shpejtesi dhe efektivitet ne çdo rast emergjence.Krahas ketyre pikesynimeve do te duhet te perhapen edhe stile te reja jetese dhe nje kulture e re - saktesoi Mazzocca - ne kete menyre do te jete me e lehte per te garantuar sigurine e gjakut, perhapjen e dhurimit, tejkalimin e prapambetjes se kushteve ne te cilat gjendet vete dhurimi i gjakut ne sistemin shendetesor te Vendeve te anes tjeter te Adriatikut, veçanerisht Shqiperia”.Projekti parashikon edhe fushata nxitjeje te dhurimit te gjakut, nepermjet prodhimit te materialeve informative, organizimit te mbledhjeve tematike dhe pergatitjes se nje siti web informativ. Marreveshja percakton qellimin dhe rolet e partnereve ne projektin “Adriblood” dhe do te perfundoje ne muajin qershor te 2008-es.

Burimi italian: Primadanoi

Perkth: Iris Frasheri