Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Nje projekt bashkepunimi me Shqiperine i nisur nga Ministria e Jashtme italiane dhe, pas vitit te pare i lene pa fonde. Dhe tani, pas dy vitesh pune ne ngarkim te plote te Universitetit Tor Vergata te Romes, projekti eshte duke u lene plotesisht menjane sepse universiteti nuk ka me mundesi te mbuloje shpenzimet. Vetem nese nderhyn serisht Farnesina (Ministria e Jashtme italiane) duke financuar ciklin e bashkepunimeve. Projekti nisi para tre vitesh, me qeverine e qendres/e djathte te Silvio Berlusconi. Programi me nje financim prej 650mije euro per vitin e pare, parashikon kurse formimi per studentet shqiptare ne Tirane qe duan te diplomohen ne mjekesi. Leksionet, qe zhvillohen ne spitalin e kryeqytetit shqiptar, mbahen nga mjeke te fakultetit Tor Vergata qe marrin dieta per periudhen ne te cilen ndodhen jashte shtetit.

Projekti i aprovuar nga ministri i Jashtem i atehershem Gianfranco Fini, nis dhe perfshin shume studente. Por ne vitin e dyte qeveria, qe merrej me probleme bilanci, i pret fondet te destinuara bashkepunimit. Keshtu perfundojne edhe financimet e destinuara formimit te studenteve shqiptare. Per te mos lene punen pergjysem, Universiteti Tor Vergata merr persiper gjithe shpenzimet, pjeserisht duke marre nga fondet e universitetit, dhe pjeserisht nga ato personale te çdo mjeku. Por, tani me mbarimin e trevjeçarit te pare te studimeve, gjendja eshte bere ekonomikisht e paperballueshme, dhe ne mungese te nje nderhyrje te ministrise, kurset do te nderpriten. ”Do te mbarojme sidoqofte gjashte vitet e diplomes sepse nuk mund t’i leme studentet ne mes –shpjegon nje mjek italian qe ka punuar ne Shqiperi- por nuk do te fillojme nje kurs te ri. Me te mbaruar te tre vitet e para do te duhej te fillonim me rregjistrimet e reja, por universiteti nuk mund te perballoje shpenzime te tjera”.

Nje figure e keqe per Italine, midis vendeve te Europes qe me shume jane angazhuar ne projekte bashkepunimi me Shqiperine, sidomos persa i perket formimit. Dhe mbi te gjitha ne krahasim me ate qe po bejne fetaret italiane. Ne fakt, ne Tirane eshte ne ndertim nje spital i ri me rreth 220 shtreter per te semure te rende, i pajisur me ndihmen e shpejte, laborator analizash dhe imazheri. Kosto global, i teri ne ngarkim te institucioneve fetare italiane, eshte prej rreth 50 miliarde lireta dhe aktualisht jane shpenzuar 20, te perdorur per realizimin e pjeses se jashtme te nderteses. Tani punimet i takojne pajisjes se spitalit me aparatura dhe mobilje. Kur te jete ne funksion, do te ofroje sherbime te ndryshme parandalim dhe trajtim ne rregjim ambulatorial, si te pergjithshem ashtu dhe specialistik; shtrim dhe kurim; formim permanent i te gjithe punonjesve te çdo kategorie dhe formim universitar.Tamam ate qe qeveria italiane nuk eshte me ne gjendje te ofroje.

Burimi italian: Il Tempo (faq. 7)

Perkth: Iris Frasheri