Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

Në kulmin e krizës energjetike që po përjeton vendi gjatë kësaj vere të nxehtë, bëhet publik një projekt i qeverisë në fushën e energjetikës.
Publikimi i projektit, që synon ndërtimin e sistemit kabllor nënujor, që do të lidhë sistemin e transmetimit të Shqipërisë dhe Italisë, u bë publik dje nga zëdhënësja e Këshillit të Ministrave dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Edhe pse është konfirmuar zyrtarisht fillimi i punës për nderimin e këtij sistemi transmetimi energjetik nënujor, ai më së shumti tingëllon propagandistik në situatën aktuale. "Javën që vjen, qeveria do të vendosë për një tjetër investim të madh në fushën e energjetikës, ndërtimin e kabllit nënujor që do të lidhë sistemin e transmetimit të Shqipërisë, me atë të Italisë. Një projekt më shumë ky, që synon qëllimin final: furnizimin pa limite të vendit me energji elektrike",- tha zëdhënësja Bregu.

Por, pavarësisht nga projektet e shumta që miraton qeveria për ndërtime hidrocentralesh apo termocentralesh, i gjithë vendi, që nga fillimi i muajit korrik po përjeton një krizë të thellë të furnizimit me energji. Ndërkaq, deri tani, përveç deklaratës publike të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, se situata gjatë muajit gusht do të vijë duke u rënduar, askush tjetër nga qeveria nuk ka pranuar krizën e rëndë dhe të pazakontë që duhet të përballojë popullata. Vetë kryeministri Sali Berisha, në daljet e pakta publike gjatë kësaj kohe, nuk është ndalur tek çështja e energjisë elektrike. Nga ana tjetër ndërprerjet e energjisë vazhdojnë me orë të gjata si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale, ku kufizimet janë edhe më të shumta. Kriza në fjalë ka vështirësuar së tepërmi jetën e qytetarëve, por vështirësitë kryesore duket se po i përjetojnë bizneset. Më të privilegjuar në këtë krizë energjie janë qytetet bregdetare, ku ndërprerjet kanë qenë të pakta, ose për ditë të tëra nuk kanë ndodhur.

Burimi shqipetar: Gazeta Shekulli