Contenuto principale

Messaggio di avviso

Questo sito fa uso di cookie (tecnici e analitici ad essi assimilabili) per migliorare l'esperienza di navigazione degli utenti e per raccogliere informazioni sull'utilizzo del sito stesso. Oltre ai precedenti il presente sito contiene componenti di terze parti (Google maps, Facebook, Issuu, Twitter, Youtube) che utilizzano cookie di profilazione a fini pubblicitari per i quali è necessario prestare il consenso. Può conoscere i dettagli cliccando sul pulsante "Cookie Policy". Proseguendo nella navigazione nel sito si accetta l'uso di tutti i cookie di terze parti precedentemente elencati.

{mosimage}

“Shqiperia dhe Pulja pertej Shendetesise”: ky eshte slogani qe spikat ne portalin internet ((www.oltrelasanita.org) prezantuar ditet e shkuara prane Ministrise se Shendetesise ne Tirane ne prani te delegacionit puljez te A.Re.S - Puglia (pergjegjesit e projektit Ambrogio Aquilino, Leonardo Volpicella e Vincenzo Pomo), te Dr. Biagio Favoino (Laborator Tipizimi i Indeve), te Francesco Paolo Schena (Instituti Nefrologjia Mjekesore - Koordinim Rajonal Aktivitete Transplanti Rajoni Pulje), te Prof. Gene Sulcebe (Laborator Tipizimi i Indeve Spitali "Nene Tereza" i Tiranes) dhe te Drejtorit te Pergjithshem te Ministrise se Shendetesise shqiptare, Bardh Spahia. Gjate konferences per shtyp Prof. Schena i paraqiti shtypit shqiptar situaten e projektit transplante italo-shqiptar. "Eshte nje situate e veshtire ajo e sotmja ne Shqiperi -pranoi koordinatori i aktivitetit puljez te transplanteve- gati e njejte me fazen e pare te programit te transplanteve ne Bari. Shume paciente qe vuajne nga pamjaftueshmeri renale kronike, nese kane mundesi financiare, shkojne ne Turqi o ne vende te tjera te lidjes se mesme per te pasur nje transplant veshke, por ne pjesen me te madhe te rasteve pacientet nuk ndiqen ne rrjedhen e operacionit, por eshte e nevojshme te organizohet mire si faza pergatitore e dhuruesit dhe e marresit, si ajo post-operatore ne te cilen personeli mjekesor dhe infermjeret, te trajnuar mire, nuk mund t’i bejne balle gjithe perkeqesimeve qe nje transplant mund te paraqese ne periudhen post-operatore ne nje kohe te gjate o te shkurter". "Programi Interreg IIIA Itali-Shqiperi, ne te cilin Pulja luan nje rol kryesor ne programin e transplanteve te veshkes nga dhuruese te gjalle -tha Prof. Schena- eshte baza per te organizuar perfundimisht ne Tirane nje program komplet te transplanteve te veshkave qe shkon nga dhurimi ne transplant dhe ne pas-transplant. Formimi i personelit shqiptar mjekesor dhe teknik ne strukturat e Poliklinikut te Barit, realizimi i transplanteve te para mbi kopje shqiptare ne Bari ne tre muajt e fundit te vitit dhe fillimi i transplanteve te veshkes ne muajt e para te 2008 ne Tirane do te bejne te mundur nje siguri ne kete fushe per popullsine shqiptare”. Ndersa, Dr. Favoino ka patur nje sere takimesh teknike me Dr. Sulcebe per nje bashkepunim me te gjate e te vazhdueshem midis laboratoreve te tyre te Tipizimit te indeve dhe kjo do te permiresonte sigurisht pergatitjen mjekesore te pacientit ne pritje te transplantit dhe te familjes se tij, ne menyre qe te vendoset se kush, perveç prinderve, eshte i pershtatshem per dhurimin e veshkes. Kenaqesi te veçante shprehu Drejtori i Pergjithshem i Ministrise se Shendetit shqiptare, Bardh Spahia qe nenvizoi "aktivitetin e rendesishem dhe te kualifikuar qe Pulja dhe Shqiperia po bejne se bashku ne zhvillimin e projektit "Pertej Shendetesise” duke uruar rezultate te dukshme ne nje kohe sa me te shkurter".

Burimi italian: Puglia (faq. 9)

Perkth: Iris Frasheri